Orges Shehi komenton shortin

Orges Shehi komenton shortin

589
SHPËRNDAJE

Orges Shehi është optimist për shortin që i ka rënë Skënderbeut në Ligën e Kampionëve. Në një intervistë për mediat në Francë pranë hotelit në të cilin stërvitet Kombëtarja shqiptare e futbollit, Shehi ndër të tjera foli edhe për shortin e vështirë që i ka rënë kampionëve të Shqipërisë.

Ekipi korçar do të përballet me Ferencvarosh në turin e dytë eliminator të turneut dhe për Shehin, mjafton pak fat për ta kaluar këtë fazë.

“Për sa i përket shortit, do të thoja jo i favorshëm, mund të na binte më mirë, por ky është fati dhe do të përballemi me të”,-u shpreh ai.

Pjesa nga intervista e Orges Shehit:

Sa i mundshëm është tani kualifikimi në 1/8?

Tani jo çdo gjë varet në këbët tona, ne e kemi bërë punën tonë dhe shpresojmë edhe tek fati për të shkuar më tej.

Si portier probabiliteti i zëvendësimit është më i pakët krahasuar me lojtarët e tjerë. Si po i përjetoni këto ditë?

Ne të jemi pjesë e kësaj skuadre dhe jemi shumë krenar për këtë. Një nga armët tona më të forta është kolektiviteti dhe nuk ka pse të jemi xhelozë. Dihet se 11 lojtarë janë në fushë dhe një është portier.

Si e mendoni shortin e Skënderbeut?

Më duket pak si jo reale, sepse këtu jemi me përfaqësuesen e Shqipërisë. Për sa i përket shortit, do të thoja jo i favorshëm, mund të na binte më mirë, por ky është fati dhe do të përballemi me të.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU