Osmani i bindur: Titullin s’e lëshojmë

Osmani i bindur: Titullin s’e lëshojmë

620
SHPËRNDAJE

Në një prononcim për mediat, mesfushori bardhekuq Tefik Osmani shprehet i bindur se titulli varet nga ‘këmbët’ e ekipit të tij. Ai beson se ekipi e ka forcën për të fituar të gjitha ndeshjet e mbetura.

DËMTIMI – “Ndaj Teutës morra një goditje tek i njëjti vënd ku pësova tërheqjen në Gjirokastër çka krijoi një hematomë. Them se deri ditën e hënë kur do të luhet ndeshja e radhës do të jem gati. Të shohim si do jem këto ditë dhe si do më përgjigjet muskuli i këmbës. Besoj se do jem në fushë ndaj Tiranës”.

RIVALËT – “Titulli vendoset nga këmbët tona dhe nuk është në dorën e askujt tjetër. Barazimi i rivalëve në ndeshjen direkt na gëzoi pasi para ndeshjes shpresonim tek të tjerët, tani e kemi në dorë vetë. Titulli vendoset në tre takimet që kanë mbetur, e para është Tirana, pastaj mendojmë për të tjerat”.

TIRANA – “Çdo ndeshje deri në fund është e vështirë, nuk ka rëndësi emri i ekipit që kemi përballë. Pikët janë të rëndësishme për çdo skuadër pasi nuk ka mundësi rikuperimi”.

KAMPIONATI – “Kampionatin e ka bërë Skënderbeu më të bukur. Pas humbjes me Partizanin, jemi ne që e futëm kampionatin në këtë ritëm duke e bërë edhe më të bukur. Nuk i kemi lejuar njerzit të flasin siç duan ata të flasin, përgjigjen ja u kemi dhënë menjëherë në fushë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU