Osmani: Japim gjithçka për titullin

Osmani: Japim gjithçka për titullin

169
SHPËRNDAJE

Pas fitores ndaj Teutës, Tefik Osmani u shpreh i kënaqur me fitoren në Durrës dhe beson se ekipi ka fuqinë të fitojë titullin kampion.

DËMTIMI – “Vija nga një dëmtim. Kishte kaluar plotësisht, por pata një përplasje me Mustën dhe tani duhet të shohim kontrollet e nesërme. Uroj të mos jetë asgjë serioze”.

ROLI NË MESFUSHË – “Më vjen mirë kur arrij t’i shpërbej ekipit në mesfushë. Ndoshta lodhem pak më shumë në atë rol, por nuk kam ç’të bëj, është zgjedhja e trajnerit dhe jam i detyruar ta respektoj. Menaxheri Gerhard Takaj ma kishte ndjellur para ndeshjes asistin, e falënderoj dhe e përshëndes”.

DEBATET – “Nuk pranoj të na hidhet djersa poshtë, edhe pse e dimë që sulmet janë dhe do të jenë të shumta. Jam mërzitur më shumë për akuzat dhe aludimet në kurriz tonë.”

DAJA – “Që kur kam ardhur te Skënderbeu, kjo skuadër ka funksionuar si grup, kështu kemi ecur përpara. Trajneri erdhi në janar, ishte i ri në Korçë, por është përshtatur mirë me grupin. Sa për problemet, ato ekzistojnë në çdo familje, por jemi në rrugën e duhur.”

TITULLI – “Deri tani besoj se askush nuk ka besuar te ne, sidomos pas humbjes ndaj Partizanit. Në Vlorë apo në Laç të gjithë mendonin se do humbisnim. Ne kemi bërë maksimumin dhe do të vazhdojmë të japim gjithçka për të fituar titullin. Për të tjerat flasim pas 3 ndeshjesh.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU