Osmani: Ndaj Flamurtarit ndeshje deçizive

Osmani: Ndaj Flamurtarit ndeshje deçizive

695
SHPËRNDAJE

Skënderbeu nuk heq dorë nga titulli kampion edhe pse në kampin korcar e dinë që ndaj Flamurtarit në Vlorë luajnë një finale të vërtetë në garën për vendin e parë. Aty ku 1 vit më parë Skënderbeu festoi titullin e 6-sht, aty Skënderbeu këtë të Hënë mund të dalë përfundimisht nga lufta titull nëse nuk fiton. E ka të qartë dicka të tillë Tefik Osmani i cili e pranon se ndeshja e radhës është deçizive në luftën për titull.

“Cdo ndeshje ka presion por ekipi i Skënderbeut këtë e ka patur si favor krahasuar me skuadrat e tjera, sepse presioni në ekipin tonë nuk ndikon te lojtarë dhe mbi të gjitha ne jemi një grup me shumë eksperiencë që e përballojmë presionin. Nuk është një betejë, por për ne është shansi i fundit. Pa ofenduar skuadrat e tjera por kjo ndeshje është më e vështira për ne sepse më pas na  favorizon kalendari. Nëse nuk fitojmë këtë sfidë dalim nga lufta për titull. Është e vërtetë që në këtë sezon kemi shënuar pak gola por ne vazhdojmë të jemi skuadra për tu mundur”.

Diferenca me kreun e renditjes për momentin është 8 pikë, por pavarsisht kësaj sipas Osmanit korcarët do të tentojnë deri në fund të fitojnë titullin e 7-t rradhazi. 31-vjecari shpeshherë në sfidat e fundit është aktivizuar në mesfushë nga trajneri Daja kjo edhe për faktin se te Skënderbeu i këtij mungon ndoshta një lojtar si ish kapiteni Bledi Shkëmbi.

“Skënderbeu nuk dorëzohet asnjëherë, ne do të japim maksimumin në cdo ndeshje, dhe do të tentojmë deri në fund të mbrojmë titullin. Mungesa e Shkëmbit ndihet por unë personalisht jam munduar të jap maksimumin në cdo repart kur zbres në fushë ska rëndësi nëse luaj në mbrojtje apo mesfushë”.

Pas 6 titujve Skënderbeu ndoshta është ngopur duke fituar trofe. Osmani e mohon kategorikisht dicka të tillë ndërsa nuk vecon asnjë prej rivalëve në garën për titull, duke theksuar se edhe në fazën e 4-t, korcarët i presin dy ndeshje të vështira si ndaj Kukësit ashtu edhe përballë Partizanit.

“Si Partizani dhe Kukësi kanë skuadra shumë të mira, por ne ndaj tyre kemi bërë paraqitje të mira edhe pse nuk kemi marrë rezultatet e dëshiruara. Si ndaj Kukësit ashtu edhe Partizanit,  na presin dy ndeshje të vështira. Nuk jemi ngopur me trofe sepse po të ishte ashtu do kishim hequr dorë nga cdo kompeticion, por ne jemi brenda obejktivave dhe nuk mund të them nëse jemi të përqëndruar më shumë te Kupa e Shqipërisë apo te kampionati”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU