Osmani: Ndihem mirë me rolin e ri

Osmani: Ndihem mirë me rolin e ri

1912
SHPËRNDAJE

Ne mikrofonin e Supersport pas ndeshjes së fituar ndaj Lacit, Osmani do të shprehej mjaft i kënaqur me rolin e ri, ndërkohë që ka dhe një batutë për numrin 10-të…

Osmani, një rol I ri përpara mbrotjes por jo rastësor. Si ndiheni?

Tefik Osmani: Duke parë edhe natyrën time më pelqen që të luaj me topin. Ndihem mirë, lodhem pak dhe këtë e kam shprehur edhe tek trajneri por kjo është detyra ime.

Sa e vështirë është të motivosh një grup që fiton prej gjashtë vitesh rradhazi…

Tefik Osmani: Të them të drejtën nuk është e vështirë pasi të gjithë ata që vijnë tek Skënderbeu e kanë të qartë që Skënderbeu kërkon titullin kampion dhe është shume e lehtë për tu përshtatur.

Osman të takon një bravo e madhe për këto ndeshje që po luan. Klubi duhet të riktheje 10…

Tefik Osmani: Mos më bëj qejfin. Numri 10 është I rëndë. Po lodhëm pa numrin 10-të jo më edhe me atë. (Qesh)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU