Agostinelli: I lumtur që jam te Skënderbeu

Agostinelli: I lumtur që jam te Skënderbeu

1098
SHPËRNDAJE

Skenderbeu ka vendosur ne te nise ne cikel te ri. Dhe levizja e pare e guximshme ka qene divorci me trajneri Mirel Josa dhe marrjen ne drejtim te italianit Andrea Agostinelli. Ne prezantimin e tij, drejtori sportiv Haris Fakic eshte shfaqur besimplote per suksese te tjera te klubit korcar ndersa Agostinelli fjalet e tij te para i ka patur per punen e mire te bere me Partizanin, e cila eshte vleresuar aq sa per per tiu besuar stoli i kampioneve.

“”Njerëzit më kanë qëndruar shumë afër dhe i falenderoj shumë sepse ajo që kanë bërë tifozët e Partizanit për mua ka  qenë dicka me të vërtetë speciale dhe do tu jem gjithmonë mirënjohës. Por për fat të keq në futboll pavarsisht gjithckaje duhet të ndryshosh faqe, dhe në këto momente profesionalizmi im si trajner më thotë se duhet të jap maksimumin për këtë skuadër. Dua të falenderoj presidentin e Skënderbeut që më dha këtë mundësi, dhe do të mundohem ta shfyrtëzoj në maksimum”.

Nderkohe nje mision me vete per Agostinellin konsiderohet zevendesimi i nje trajneri, si Mirel Josa qe ka bere histori ne stolin e korcareve.

” Është shumë e vështirë dhe nuk kam dyshime për këtë. Mendoj se ka momente në të cilat disa cikle përfundojnë sidomos në futboll. Nuk më mbetet gjë  tjetër vecse ti bëj komplimente parardhësit tim, Mirel Josa, shpresoj të barazoj ose më mirë ti afrohem disi sukseseve që ka arritur ai me këtë klub”.

Per nje klub qe ka fituar 6 tituj kampion rradhazi dhe ka luajtur ne fazen e grupeve te europa lige, duket se objektivi I rradhes eshte vendosja e hegjemonise ne futbollin tone dhe nje sfide e tille duket e mirepritur nga Agostinelli.

” Unë mendoj se me shumë mundësi, presidenti i Skënderbeut të cilin e falenderoj edhe njëherë tjetër, më ka zgjedhur si trajneri e ri të skuadrës edhe për faktin se ndoshta jam unë trajneri i cili e kam bërë të vuajë më shumë në këto 6 vite kaq të suksesshme, sepse ne me Partizanin e detyruam Skënderbeun ta fitonte titullin në javën e fundit, ndërkohë që sezone më përpara ata kanë mbyllur gjithcka shumë javë përpara fundit të sezonit. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja që më kanë zgjedhur dhe i gëzohem këtij fakti. E përsëris, ndihem shumë i lumtur, dhe i nderuar që më është dhënë mundësia të marr këtë detyrë, kush më njeh e di që unë do të punoj 24 orë në 24 për një objektiv që për momentin quhet Skënderbeu”.

Per te qene dominues absolut ne futbollin tone, nevojiten edhe futbolliste cilesore, per te zevendesuar disa prej yjeve te larguar tanime. Perpjekjet e klubit ne kete obejktiv jane maksimale dhe drejtori sportiv zbulon disa nga blerjet e reja, ku vecon rikonfirmimin e Hamdi Salihit.

Levizjet e fundit konfirmojne deshiren dhe interesimin drejtuesve te Skenderbeut per ta ngritur klubin ne nje standart te ri dhe ky objektiv nuk duket aspak i kushtezuar nga ceshtja e pezullimit te dhene nga uefa, pasi sipas Haris Fakic, CAS do te jete ne favor te korcareve.

Kampionet do te vijojne stervitjen ne ambientet e tropical deri ne daten 25 qershor, pas se ciles do te zhvendosen ne Austri per te kompletuar pergatitjet ne funksion te perballjes ne Champions League kunder hungarezve te Ferencvarosh….

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU