Përgatitjet për Kukësin në Tropikal

Përgatitjet për Kukësin në Tropikal

526
SHPËRNDAJE

Ekipi ka zhvilluar sot paradite një seancë stërvitore në stadiumin ‘Skënderbeu’. Trajneri Daja ka ndarë ekipin në dy grupe ku pjesa e lojtarëve që luajtën në fitoren 1-0 ndaj Tiranës zhvilluan vrapime dhe ushtrime aerobike në stadium ndërsa pjesa tjetër zhvilloi një seancë të plotë stërvitore tek anekset.

Menjëherë pas seancës, trajneri Daja ka lënë të lirë të besuarit e tij, të cilët sipas urdhrave të stafit teknik do të grumbullohen nesër në mesditë në rezidencën e kampionëve në Durrës, ‘Tropikal Resort’, atje ku në orën 17:00 do të nisim zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit.

GJËNDJA E LOJTARËVE – Përveç Lilaj dhe Malaj të dëmtuar, në stërvitjen e parë anti-Kukësi, trajneri Daja do të ketë në dispozicion të gjithë kontigjentin e lojtarëve përfshirë këtu edhe Vangjelin me Jashanicën të cilët pësuan fraktura në kokë gjatë takimit por preferuan ta mbyllim takimin për tu mjekuar pas ndeshjes në spitalin rajonal të Korçës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU