Përgatitjet verore në Slloveni

Përgatitjet verore në Slloveni

663
SHPËRNDAJE

Prej dy ditësh ekipi ka marrë pushimet pas përfundimit të sezonit. Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik do të jenë të lirë vetëm 7 ditë pasi në datën 7 qershor duhet të grumbullohen sërish për të nisur përgatitjet për ndeshjet europiane.

Si asnjëherë tjetër në këto 7 vite, Ujqërit do e nisin sezonin në turin e parë të Europa League. Ndeshja e para zhvillohet në 29 qershor, ndërkohë që kundërshtarin do e mësojmë në datën 19 qershor.

Në ndryshim nga vitet e tjera, klubi ka vendosur të zhvillojë fazën përgatitore në Slloveni, atje ku kemi gjetur kushtet optimale për përgatitjen e ekipit për një përfaqësim sa më dinjitoz në Europa League.

Ekipi do të grumbullohet në datën 7 qershor dhe vetëm një ditë më pas do të udhëtojë drejt Sllovenisë ku do do të qëndrojmë 15 ditë. Faza përgatitore përfundon në datën 22 qershor për të vijuar më pas në Korçë përgatitjet për ndeshjen e parë.

Ekipi do të qëndrojë në hotel ‘Grand Sava Roganska’ në qytetin Roganska Slatina. Gjatë këtyre 15 ditëve përgatitje në Slloveni do të zhvillohen 4 ndeshje miqësore që do i shërbejnë trajnerin Daja për kolaudimin e ekipit. Emrat e kundërshtarëve do i publikojmë në ditët në vijim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU