Perlë e Latifit, por Skënderbeu kursehet ndaj Sant Julias

Perlë e Latifit, por Skënderbeu kursehet ndaj Sant Julias

172
SHPËRNDAJE

Ekzekutimi plot klas i goditjes së lirë nga Liridon Latifi, i dha fitoren minimale Skënderbeut nda j Sant Julias në takimin e parë të Europa Leagues, por jo qetësinë e duhur për kalimin e raundit. Skuadra e Ilir Dajës e favorizuar nga shorti, nuk arriti t’i kënaqtë të 3000 të pranishmit në stadiumin “Skënderbeu”, ku autori i golit të vetëm të ndeshjes humbi edhe një 11 metërsh. Pavarësisht diferencave në cilësi dhe dominimit të Skënderbeut gjatë pjesës së parë nuk u shënua qoftë një gol. Këmbëngulja e Latifit në të 15-ën nuk u shfrytëzua nga futbollistët vendas, ndërsa në të 19-ës Jame pretendoi një 11 metërsh pasi u rrëzua në zonë, por sipas kryesorit Henessy nuk pati ndërhyrje nga mbrojtësi mik. Blerja më e re e Skënderbeut për fazën sulmuese, Vujovic, goditi shtyllën në një pozicion shumë të vështirë, për të ardhur më pas te tentativa e tij më kokë 7 minuta më vonë, që nuk gjeti katërkëndëshin e mbrojtur nga Rodriguez.

Në një nga aksionet e rralla të Saint Julias, Zugic nuk arriti ta devijonte topin me kokë drejt portës së mbrojtur nga Shehi, për të ardhur më pas te rasti i minutës së 38-të, kur Vujovic fare pranë portës ishte thjesh i pafat, pasi topi i goditur prej tij u përplas në të dyja shtyllat për t’u kthyer në lojë. 8 minuta nga fillimi i pjesës së dytë Latifi humbet një 11 metrsh të shkaktuar pas prekjes së topit me dorë nga Serra. Portieri Rodriguez cuditërisht ia kupton krahun 23-vjecarit. Shpërdoron një tjetër mundësi për Skënderbeun James, i cili nuk e shënjestron si duhet me kokë portën në të 61-ën. Daja hedh në fushë Afrim Takun në vend të Gavazajt për ti dhënë më shumë frymëmarrje lojës sulmuese. Vetëm pak caste më vonë erdhi edhe goli që do t’i jepte fitoren Skënderbeut,

U desh nje perlë e Liridon Latifit në të 69-ën, që të zhbllokohej ky takim, me Skënderbeun që clirohet psikologjikisht nga mungesa e gjatë e golit. Vetëm një minutë më vonë korcarët shënuan një tjetër gol, por James që shtyu topin drejt rrjetës ishte në pozicion jashtë loje. Latifi bën më të mirën nga e majta, por pasimi i tij për Plakun u ndal nga mbrojtja në momentin e fundit.Me Sebino Plakun dhe Donjet Shkodrën në fushë që zëvendësuan Vujovic dhe James Skënderbeu kërkoi me ngulm golin për një fitore me të thellë por pa sukses. Pavarësisht së rezultati lë gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit, Skënderbeu mbetet favorit ndaj një skuadre shumë më të dobët në cilësi, por me shpirt të lartë gare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU