Presidenti Takaj: “Skënderbeu tashmë një emër i madh, shoh ndryshim tek ekipi”

Presidenti Takaj: “Skënderbeu tashmë një emër i madh, shoh ndryshim tek ekipi”

2612
SHPËRNDAJE

Presidenti i Skënderbeu, Ardjan Takaj në një intervistë për Super Sport ka folur në lidhje me ndërrimin e trajnerit, merkaton e Skënderbeut dhe shitjen e talentit Agim Zeka. Presidenti ka konfirmuar gjithashtu qëndrimin në Antalya edhe një javë më tepër, pra deri në datën 20 Janar për shkak të shtyerjes së kampionatit. Takaj ka theksuar që ka oferta për shumë futbollistë dhe Latifi mund të jetë transferta më e madhe që është bërë në kampionatit Shqiptar, që sigurisht e mban emrin e Peter Olayinkës I cili u transferuar një vit më parë nga Skënderbeu tek Gent në Belgjikë.

“Normalisht eksperienca bën të veten. Skënderbeu ka eksperiencën e duhur për të shitur. Nuk mund të bësh dot një klub futbolli nëse nuk ke merkato në shitje. Bilanci duhet të jetë pozitiv në hyrje dhe në dalje. Me ardhjen e Dajës po shoh një ndryshim. Skuadra po bën një lojë ndryshe dhe po i shkon për shtat futbollistëve, taktikisht dhe teknikisht”.

Në lidhje me zëvëndësimin e trajnerit, presidenti Takaj u shpreh: “Përsa I përket Agostinellit I dhashë kohën e duhur por gjërat nuk shkuan siç e prisnim ndaj morëm vendimin për ta ndryshuar trajnerin. Nuk arritëm objektivin për gjysmën e parë të kampionatit” – tha Takaj.

Bosi i klubit korçar nuk ka ngurruar për të prekur edhe transferimin e Zekës nga Skënderbeu duke u shprehur që emri i Skënderbeu është i njohur tashmë në arenën ndërkombëtare: “Shitja e Zekës tregon emrin e madh që ka Skënderbeu në arenën ndërkombëtare. Latifi mund të jetë shitja më e frikshme financiare, por ka dhe shumë oferta të tjera për futbollistë të tjerë”.

Përsa i përket rivalit për titull presidenti komentoi: “Rivali nuk është vetëm Partizani por edhe Tirana me Kukësin. Shoh ekipe që po investojnë shumë pë objektivin. Nga janari I kaluar ka shumë ndryshime. Sezonin e kaluar shitëm dy dhe I zëvëndësuam me gjashtë, ndërsa këtë vit jemi më të përmbajtur pasi po mundohemi mirë dhe me trajnërin për të vendosur për afrimet. Besoj se dy ndeshjet e fundit dhe stërvitjet që kam ndjekur nga afër, nuk besoj se na duhen lojtarë për të plotësuar grupin, por për ta përmirësuar atë”.

Për ta mbyllur në lidhje me afrimet që “ujqërit” do të bëjnë, Takaj u shpreh: “Kam besim tek trajneri Daja pasi është përshtatur mjaft mirë me grupin dhe me mentalitetin e lojës së Skënderbeut. Do të ketë zyrtarizime në 4-5 ditët e ardhshme ndërkohë që për shkak të shtyerjes së kampionatit kemi vendosur të qëndrojmë në Antalya deri në datën 20 Janar” – përfundoi presidenti Ardjan Takaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU