SHPËRNDAJE

Ekipi Azer i Qarabag ku militon dhe kapiteni kuqezi, Ansi Agolli do të jetë kundërshtari i radhës i Skënderbeut në kuadër të përgatitjeve që ekipi po zhvillon në antalya për dy fazat e mbetura të Kategorisë Superiore.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Qarabag është programuar të luhet nesër, 15 janar, Ora 15:30 me orën lokale të Shqipërisë në fushën stërvitore IC Santai, Belek.

Kjo nuk është hera e parë që Ujqërit ndeshen me kampionët e Azerbaxhanit. Në ndeshjen e parë zhvilluar gjatë përgatitjeve verore të vitit të kaluar në Austri, Skënderbeu fitoi minimalisht 1-0 me një super gol të Marko Radas nga goditja standarte.

Takimi miqësor ndaj Qarabag është sfida e fundit që Ujqërit do të zhvillojnë në tokën Turke. Rikujtojmë që të besuarit e Ilir Dajës kanë barazuar pa gola ndaj Bursaspor ndërsa në takimin e dytë ndaj Fk Sumqayit kanë fituar bindshëm 1-3.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU