Radas: Titulli varet nga ‘këmbët’ tona

Radas: Titulli varet nga ‘këmbët’ tona

580
SHPËRNDAJE

Kampionët vijojnë prej 2 ditësh përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë. Një takim që sipas mbrojtësit Marko Radas duhet vlerësuar maksimalisht.

Në një prononcim për mediat e interesuar ‘Korçari’ Marko Radas u shpreh se titulli nuk është i pamundur madje gjithçka varet nga këmbët e kampionëve të cilët duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund.

ECURIA – “Kemi një ecuri mjaft pozitive në fazën e katërt por ajo që më jep siguri është loja që po zhvillojmë. Po vuajmë rezultatet e dy fazave të para por ekipi tashmë ka mentalitet fituesi dhe qëndrueshmëri ndaj edhe besojmë tek titulli”.

RIVALËT – “Sa më shpejt të gabojnë rivalët aq më mirë për ne pasi presioni kalon mbi ta kurse ne do të jemi më të qetë. Gjithçka varet nga këmbët tona, pasi nëse fitojmë të gjitha ndeshjet titulli padiskutim do të jetë i yni. Detyra jonë është të vijojnë me këtë ritëm”.

VLLAZNIA – “Është një ekip mjaft i mirë që luan bukur dhe rrjedhshëm por ne do të jemi në 100%-shin tonë edhe pse do të kemi disa mungesa. Nuk ka ekip të lehtë, aq më shumë kur flitet për Vllazninë, ekip që lufton për objektivat e veta. Kjo na motivon të japim maksimumin tonë në fushë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU