Reagim – Hamdi Salihi

Reagim – Hamdi Salihi

1232
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të dhënë sot nga komisioni Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, me denimin e dy futbollistëve të skuadrës tonë, ka reaguar sulmuesi Hamdi Salihi.

Lojtari bardhekuq ka kërkuar ndjesë për veprimin e bërë, pasi ai doli jashtë natyrës së tij pas vendimeve jo arbitrare të Enea Jorgjit. Kujtojmë që si Mici dhe Latifi sot janë në Beograd për terapi intensive speciale pas dëmtimeve të rënda që pësuan në atë ndeshje.

Salihi, i penduar për gabimin e tij, kërkon ndjesë të gjithë sportdashësve duke u shprehur që pavarësisht gjithçkaje, futbolli duhet ti bashkojë njerëzit dhe lojtarët duhet të tregohen profesionistë e të jenë gjakftohtë, pavarësisht provokimeve nga faktorë të ndryshëm.

“Më vjen keq, vërtetë për atë çfarë ndodhi në fushën e lojës, në atë përballje finale. Tensioni, presioni dhe nervat e lojës janë në nivele shume të larta, pasi po shikonim që mundi dhe sakrifica jonë po hidhej poshtë nga një individ, por duhej të ruanim qetësinë dhe të vazhdonim lojën me ato mundësi që kishim. Më vjen keq për veprimin e nxituar, por nervat e lojës ndikuan shumë. Ai nuk është një veprim shëmbull për të ardhmen e futbollit, ashtu siç nuk janë dhe provokimet që na u bënë në fushë. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj, në veçanti të tifozëve të Skënderbeut, pasi siç dihet, natyra e vërtetë e Salihit, por edhe e gjithë klubit të Skënderbeut nuk është ajo që u pa në Kukës.” përfundoi fjalën e tij për webin zyrtar të klubit Hamdi Salihi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU