Reagim ndaj vendimit te Disiplinës

Reagim ndaj vendimit te Disiplinës

302
SHPËRNDAJE

Komisioni i disiplinës pranë FSHF dënon paturpërisisht klubin tonë me zhvillimin e 3 ndeshjeve pa spektatore. Një vendim që haptazi ve në dukje balancën që ka dashur të vendosë komisioni midis denime të dy ekipeve, veprim totalisht i nxituar dhe në dëm të klubit dhe tifozërisë Korçare.

Është e pashpjegueshëm kjo balancë në denime derisa nuk janë marrë parasysh rethanat dhe momentet para dhe gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu ku autobuzi i tifozerisë tonë është dhunuar barbarisht në hyrje të qytetit të Elbasanit. Dhunë e cila ka sjellë si pasojë irritimin e tifozëve dhe përshkallëzimin e ofendimeve në stadium.

Jemi dëshmitarë të momenteve ku në çdo stadium të superligës ofendohet dhe hidhen flakadanë por kurrsesi nuk kemi parë deri më sot dënim me 3 ndeshje pa spektatore për arsyet e përmendura më sipër. Klubi jonë nuk mundet të pranojë kurrsesi këtë dënim të pabazuar në regullore, arbitrar edhe të turpshëm. Klub futboll “Skënderbeu” do ta apelojë këtë vendim, dukshëm të njëanshëm!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU