Reagim – Tefik Osmani

Reagim – Tefik Osmani

424
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të disiplinës, ka reaguar edhe mbrojtesi Korçar, Tefik Osmani. Mbrojtësi, i habitur plotësisht për numrin e madh të ndeshjeve të cilat është dënuar të mos i luajë dhe shpreson që Komisioni i Apelit do ta rigjykojë më ftohtë ngjarjen.

“Është e pamundur të dënohem kaq shumë ndeshje. Nuk e kuptoj ende arsyen e madhe që solli këtë dënim kaq të madh. Nuk kam ofenduar askënd, të paktën arbitri këtë jam i sigurtë që e mban mënd. Megjithatë, është tepër e vështirë të mos reagosh në ato momente. Nuk e dimë si mund të reagonin të tjerët nëse do ishin në vendin tonë, pavarësisht se janë skena aspak të duhura për një klub serioz, por ama as mundi, djersa e shpenzimet e një presidenti nuk mund te hidhen poshtë me një ndeshje të vetme” u shpreh Osmani për webin zyrtar të klubit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU