Reagimet / post Kukësi-Skënderbeu

Reagimet / post Kukësi-Skënderbeu

2010
SHPËRNDAJE

Ujqërit humbën ditën e djeshme finalen e shumëpritur ndaj Kukësit me rezultatin 2-0, kjo falë edhe gjykimit tërësisht të njëanshëm të arbitrit Enea Jorgji dhe asistetëve të tij, gjykim i cili ka sjellë reagime të ashpra nga protagonistët bardhekuq pas ndeshjes. Stafi dhe lojtarët e gjykojnë njëzëri të turpshëm arbitrimin e ndeshjes.

Ilir Daja: “Jam menduar mirë për të dalë në konferencë, kam dalë për të repsketuar të gjithë vecanërisht të gjithë ju. Kam dal këtu për të respektuar investim e presidencës. Kam dalë për të respektuar lojtarët e mi, nuk kam gjë tjetër sa i përket cështjeve tekniko-taktike dhe e uroj Kukësin për fitimin e titullit dhe pse kemi mbetur me nëntë vetë. Nuk besoj se na ka penalizuar gjyqtari, ka qenë lojtari më i mirë në fushë. Gjyqtari na dha një karton të kuq, nuk dha penallti për ne, dha penallti për Kukësin dhe me këtë dozë emocionale që kam do doja të mos vazhdoja.”

Ardjan Takaj:  “Më vjen turp që jam pjesë e këtij futbolli. Unë po e them pastërtisht se nesër në mëngjes nuk kam se çfarë t’u them Shehit, Osmanit, Vngjelit, Salihit, Radasit, Jashanicës dhe të gjithë lojtarëve që luajtën ndaj Kukësit. Ishte një turp që e pa e gjithë Shqipëria, Jo më kot ne kërkuam gjyqtarë të huaj për këtë takim. I kërkuam ata pasi e dinim që kjo ndeshje kishte presion të madh. Ajo çfarë bëri Enea Jorgji, ishte vetëvrasje për futbollin shqiptar”

Orges Shehi: Jam pa fjalë, hera e parë që kam një ndjesi të tillë në futboll. Si penalltia ndaj Eminit, ashtu dhe ajo e shkaktuar në dëm të Latifit, do bëntë të luanim 10 kundër 10, ishin skandaloze. Nuk di ç’të them, ndihem i shkatëruar psikologjikisht. Jam i përlotur, nuk e meritonim një turp të tillë. 

Tefik Osmani: “Nuk di çfarë të them. E panë të gjithë ndeshjen. Urime ekipit kampion? Urime. Po të na kishin thënë më përpara, do të kishim luajtur për tifozët, sepse kështu është turp”

Hamdi Salihi: “Është ndër të vetmet raste që nuk di çfarë të them. Asgjë. Le ta gjykojnë të tjerët, unë s’kam çfarë të them. Kjo punë ka mbaruar tani dhe fjalët janë të kota”

Marvin Ogunjimi: “Kam luajtur në disa kampionate të rëndësishme në botë por kurrë në jetën time nuk kisha parë dicka të tillë nga arbitri”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU