Reza Karimi: Skënderbeu ekipi ideal

Reza Karimi: Skënderbeu ekipi ideal

391
SHPËRNDAJE

Marrëveshja me 18-vjeçarin itanian, Reza Karimi u arrit rreth 5 muaj më parë, ndërsa tashmë ai është bashkuar me kampionët e vendit.

Në Antalya ku bardhekuqtë ndodhen për fazën përgatitore, sulmuesi që ka nënshkruar për 3 vjet me Skënderbeun, u bashkua me grupin e drejtuar nga trajneri Ilir Daja dhe do të jetë një nga emrat më interesantë të organikës së skuadrës korçare gjatë dy fazave të mbetura të sezonit.

Ai është një prej talenteve të futbollit iranian dhe në Korçë konsiderohet investim për të ardhmen e skuadrës. Në mikrofonin e Supersport Karimi u shpreh i lumtur që tashmë nis aventurën e tij me ekipin shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që u bashkova me skuadrën. Shpresoj të jap më të mirën gjatë pjesës së mbetur të sezonit pasi luftojmë për titullin kampion. Me nevojitet kohë që të përshtatem por besoj se pas 2-3 javësh do të jem gati. Skënderbeu është një skuadër e madhe dhe dua të jap kontributin tim në luftën për titullin. Erdha këtu sepse ky klub i vlerëson talentet dhe nëse luaj mirë kam mundësinë për t’u transferuar në të ardhmen në një skuadër të madhe europiane”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU