Rikthehet Skënderbeu, U ngritën dhe hijenat

Rikthehet Skënderbeu, U ngritën dhe hijenat

103
SHPËRNDAJE

Duke marrë shkas nga shkrimet e gazetës Panorama Sport dëshirojmë të reagojmë duke i konsideruar mjaft të ulta dhe aludime keqdashëse shkrimet e sotme në gazetë, shkrime që kanë për regjizor, persona të lidhur ngushtë me klubet tona rivale. Askush nuk mund të ndotë ndeshjen e luajtur die në Korçë, aq më shumë ata që që për interesat e tyre janë gati të na mbushin mendjen se e bardha është e zezë.

Takimi i luajtur dje në stadiumin “Skënderbeu”, ka qënë mëse i vertetë, i luftuar fort dhe mbi të gjitha një nga ndeshjet me spektakolare të këtij sezoni. Futbolli ndaj edhe është i bukur sepse ndodh edhe kështu. (Ashtu siç i ndodhi po Vllaznisë ndaj Flamurtarit).

Tifozët që e ndoqën takimin në stadium ishin dëshmitarë të një sfide jashtzakonisht të luftuar, kjo edhe për meritë të ekipit kundërshtar. Lajmi se tifozët paska brohoritur ‘Estradë’ e ka origjinën ose nga zyrat e ndonje klubi tjetër ose nga ëndrrat e ndonjë pseudogazetari. Thënë kjo, pasi tifozët jo vetëm që nuk paragjykuan, por e festuan si të çmëndur këtë fitore sëbashku me lojtarët në fushën e blertë.

Thamë më sipër pseudogazetarë, pasi shkrimi nuk ka autor dhe mbi të gjitha për të disatën herë kjo gazetë injoron raportimet e korenspodentit në Korçë, duke raportuar ndeshjet nga zyrat e përbashkëta anti-Skënderbe.

Prej muajsh askush nuk merrej me Skënderbeun, madje në po këtë gazetë ekipi kampion ka përfunduar në faqen 9-10, tashmë që ekipi u rikthye fort në garën për titull, u rikthyen dhe u ngritën hijenat që duan të përbaltin punën madhështore të klubit.

Klubi i Futbollit Skënderbeu paralajmëron gazetën ‘Panorama Sport’ se nga sot e tutje këto lloj shkrimesh të paverteta dhe aludimet që prishin imazhin e klubit pa asnjë prove do të ndiqen në rrugë ligjore. Ju lutemi mos perdorni pushtetin e medias dhe fjalës së lirë për përmbushjen e interesave tuaja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU