Sergio: I lumtur që jam pjesë e Skënderbeut

Sergio: I lumtur që jam pjesë e Skënderbeut

1641
SHPËRNDAJE

Sergio Junior është futbollisti më i ri i Skënderbeut.Sulmuesi Brazilian nënshkroi ditën e djeshme për kampionët ndërkohë që nesër do të dalë në stërvitjen e parë sezonale nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli.

Sergio u aktivizua vitin e kaluar për klubin e Hajvalisë, nënkampionët e Kosovës ku me golat dhe lojën e tij u kthye shpejt në liderin e ekipit Kosovar duke spikatur si një ndër lojtarët më të mirë në superligën e Kosovës.

21-Vjeçari ka folur për websitin zyrtar të klubit duke u shprehur mjaft i emocionuar për këtë levizje.

– Sergio ke nënshkruar tashmë për Skënderbeun, cili është opinioni juaj i parë për ekipin?

Jam shumë i lumtur që nënshkrova për këtë klub, sigurisht është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe jo vetëm. Këtu jam pritur shumë mirë nga futbollistët dhe stafi. Është ambjenti i duhur për të dhënë maksimumin.

– Duke e njohur grupin e lojtarëve, a besoni se Skënderbeu mund të fitojë titullin e shtatë radhazi?

Skënderbeu ka një grup lojtarësh mjaft cilësore dhe mbi të gjitha grupi është i bashkuar dhe optimist ndaj besoj se do ta fitojmë titullin.Shpresoj të kontriboj sa më shumë për arritjen e objektivave sezonale.

– Pozicioni juaj ideal në fushë?

Më pëlqen të luaj si sulmues i dytë por mund të jap maksimumin tim edhe në të dy krahët e mesfushës, gjithsesi këto janë zgjidhje të trajnerit, Un jam këtu për të dhënë më të mirën nga vetja.

– Cili është mesazhi juaj për tifozët?

Kam dëgjuar që Skënderbeu ka një tifozëri të zjarrtë. Ju premtoj të gjithëve se do të jap maksimumin tim për të fituar kampionatin por dhe ‘zemrat’ e tifozëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU