Shehi: Do luftojmë deri në fund

Shehi: Do luftojmë deri në fund

1455
SHPËRNDAJE

Në një prononcim për mediat e pranishme në stadiumin ‘Skënderbeu’ përpara nisjes së seancës stërvitore, kapiteni Orges Shehi u shpreh mjaft i kënaqur me fitoren 0-1 ndaj Flamurtarit, fitore që për kapitenin e mban ekipin në garë për titullin kampion.

“Morrëm 3 pikë mjaft të rëndëdishme që na mbajnë në garë për objektivin tonë madhor që është titulli kampion. Futbolli nuk është treguar i drejtë me ne pasi nuk kemi marrë atë që kemi merituar. Ishte momenti që të merrnim 3 pikët në Vlorë që i dëshironim kaq shumë dhe ja arritëm objektivit. Kjo fitore shërben për të rritur moralin por kemi ende rrugë të gjatë përpara. Ndodhta 5 pikë janë shumë por ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund”.

Portjeri bardhekuq komentoi dhe ndeshjen e radhës ndaj Korabit duke kërkuar ekipin të ruajë ritmin: “Që prej ndeshjes me Tiranën ekipi ka pasur një rritje graduale në lojë ndaj kërkoj nga ekipi të ruajmë ritmin. Nuk ka skuadra të vogla, çdo skuadër duhet vlerësuar maksimalisht. Por siç e thash duhet ruajtur ritmi dhe duhet të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar”, përfundoi fjalën e tij kapiteni Shehi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU