Shehi: Na duhet grintë dhe ritëm

Shehi: Na duhet grintë dhe ritëm

1375
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është aty, në krye por kritikat këtë sezon nuk kanë munguar, edhe nga vetë presidenca. Së fundmi kampionët u rikthyen te fitorja ndaj Korabit, por mëdyshja mbetet. Rezultati apo loja, loja apo rezultati duket një zgjedhje e vështirë por për dikë që ka fituar 6 titujt e fundit në kampionatin shqiptar si Orges Shehi, të rëndësishme janë të dyja si një binom i domosdoshëm në rrugën drejt suksesit.

“Fitorja ndaj Korabit ishte e rëndëishme pasi na kishte munguar prej disa ndeshjesh dhe për vetë pozitat në klasifikim. Nuk diskutohet që tifozët kanë të drejtë kur kërkojnë lojë më të mirë edhe për faktin se jemi një skuadër që kemi dominuar këto vite, edhe ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë , na duhet ndoshta më tepër grintë dhe ritëm lojë për të qenë aty ku duhet dhe ne vetë jemi të vetëdijshëm për këtë në kërkim për tu përmirësuar”.

Mjaft i rëndësishëm mbetet në këtë aspekt pozicionimi në klasifikim, ne prononcimin e tij per Supersport.al, Shehi kujton se cdo skuadër ka periudhën kur nuk është në formën më të mirë, ndërkohë që evidenton se edhe ndryshimet në skuadër dhe drejtim nuk mund të kalonin pa lënë gjurmë.

“Skënderbeu pikët i ka dhe kjo na lejon të punojmë më mirë për tu përmirësuar. Edhe në të kaluarën ne kemi patur momente jo por ja kemi ditur si ti menaxhojmë. Skuadra ka pasur edhe ndryshime, ku mund të përmend edhe atë të trajnerit pasi me ndryshimin e modulit dhe skemave duhet kohë, por ne do të bëjmë maksimumin për të dominuar sërish”.

Kalendari ofron si provë udhëtimin prej 4 transfertash, dicka së cilës gardiani i portës së kampionëve nuk i trembet, pasi skuadra ka kualitetin dhe karakterin për të mos e ndier ndryshimin.

“Nuk besoj se jemi një skuadër që do të kemi oshilacione nga fakti që luajmë jashtë apo brenda, pasi kundërshtarët janë po ata, dhe një kundërshtar mund të të surprizojë edhe kur luan në shtëpi. Për ne është e njëjta shkallë vështirësie jashtë apo brenda, e rëndësishme është se do të luajmë në terrene të mira që të lejojnë të shprehesh”.

Sfida e radhës, me Lacin, në futboll eksperienca e Shehit thotë se nuk ka ndeshje të lehta, e rëndësishme është ti përballosh me frymën e duhur.

Është një ndeshje e vështirë pasi Laci mund të të hapë probleme, por e rëndësishme është se ne shkojmë atje me pikësynim dhe objektiva të qartë, të fitojmë për të realizuar objektivin tonë, titullin kampion”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU