Shehi: Nuk duhet të ndalemi këtu

Shehi: Nuk duhet të ndalemi këtu

287
SHPËRNDAJE

Në konferencën për shtyp zhvilluar sot në stadiumin ‘Almaty Ortalyk’ në prag të ndeshjes, Kairat-Skënderbeu, kapiteni Orges Shehi është shprehur se ekipi është gati për këtë përballje dhe se minusi i vetëm është se rivali është në aktivitet.

“Kemi marrë informacionin e duhur në lidhje me kundërshtarin dhe dimë se ka luajtur në të kaluarën edhe ndaj ekipeve të tjera Shqiptare. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kundërshtari ka favor të madh aktivitetin dhe diferencën e orës që për ne është disi problem pasi katër orë nuk janë pak. Megjithatë grupi është i plotë dhe ka shumë besim për të marrë rezultat pozitiv. Kundërshtarin e kemi studiuar mirë dhe ja dimë pikat e forta. Skënderbeu ka histori në Europë dhe nuk duhet të ndalemi këtu.”, U shpreh kapiteni për mediat e pranishme

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU