Shkodra: I lumtur që ndodhem këtu, premtoj që do të jap 100%...

Shkodra: I lumtur që ndodhem këtu, premtoj që do të jap 100% nga vetja ime

773
SHPËRNDAJE

Donjet Shkodra ka firmosur sot kontratën 2-vjeçare me drejtuesit e klubit duke u bërë zyrtarisht afrimi i parë i klubit në merkaton verore.

Në një prononcim për webin zyrtar të klubit, Donjeti u shpreh i lumtur për këtë transferim dhe ju premtoj tifozëve maksimumin për arritjen e objektivave.

“Jam i lumtur që jam tek ekipi qe më i mirë i viteve të fundit në Shqipëri. Jam gati të jap 100% për këtë ekip. Personalisht shpresoj të ndihmoj sa më shumë ekipin të arrijë objektivat dhe ti gëzoj tifozët. Ju premtoj Ujqërve që do të jap maksimumin tim për fanellën bardhekuqe në mënyrë që të arrijmë objektivat e viteve të fundit të skenderbeut”, u shpreh Shkodra

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU