Skënderbeu humbet ‘testin’ e fundit

Skënderbeu humbet ‘testin’ e fundit

1189
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është mundur sot nga Makabi Haifa 2-1, në miqësoren e fundit në Austri.

Trajneri Agostineli luajti sërish me formacionin e vet më të mirë, shenjë se tashmë e ka të qartë gjendjen e skuadrës. Shehi, Jashanica, Abazi, Radas, Osmani, Orelesi, Lilaj, Nimaga, Latifi, Fukui e Salihi e nisën nga fillimi.

Makabia Haifa ka fituar Kupën e Izraelit dhe bëhet gati për debutimin në Europa League, ndaj humbja ndaj tyre është e pranueshme. Në minutat 8 e 78 erdhën golat izraelitë, ndërsa Sabien Lilaj shkurtoi në të 81-tën.

Përtej rezultatit, loja e Skënderbeut ishte pozitive dhe më e mirë se në miqësoret e tjera.E mbyllim këtu fazën përgatitore me një humbje që përveç rezultatit negativ dha një mesazh mjaft të qartë për fuqinë e këtij ekipi.

Ndeshje mjaft pozitive, ekip i organizuar, energjik dhe sulmues.Kemi luajtur 90′ minuta në fushën e kundërshtarit. Loja e ekipit ne testin final bind drejtuesit perpara ndeshjes se pare ndaj Ferencvaros,

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU