Skënderbeu kalon me sukses Laçin, Salihi sërish protagonist

Skënderbeu kalon me sukses Laçin, Salihi sërish protagonist

267
SHPËRNDAJE

Skënderbeu kalon me sukses Lacin, rezultati nuk ndryshon është 1-0 si dy ndeshjet e para në kampionat, edhe këtë herë vebdos një gol i salihit, por kampionët shfaqën një lojë më të mirë, dhe cka është e rëndësishmja, vendi i dytë është i tyri, me Partizanin që mbetet dy pikë pas.

Me 4-3-3 e niste Daja që edhe një herë konfirmonte Osmanin në versionin e mesfushës, me Salihin dhe James e Latifin nga krahët në sulm, me 4-23-1 Laci ku Sinella vendoste në të djathtë Lulajn e rikthyer ndërsa në majën e sulmit këtë herë kishte ngjitur zbulimin Mensah, me Sergion që spostohej në krah. As gërvishtje nuk mund të quhet gjithsesi tentativa e parë e ganezit me topin që shkon lehtë në duart e Shehit. Përballje mes dy trajnerëve më të suksesëshëm të 2017 me Ilir Dajën dhe Bledar Sinellën që i kanë fituar dy ndeshjet e para në kampionat ndërkohë që i pret dhe sfida e kthimit sërish përballë në Kupë. Në fushë ndërkohë në të 12 vjen tentativa e Hamdi Salihit ndërsa në krahun tjetër Mensah mbetet një kërcënim për mbrojtjen, nuk ja del të shfrytëzojë në të 14 gabimin e Vangjelit që gjithsesi ja del të rikuperojë, ndërsa 6 minuta më pas, e ka të vështirë duelin me të dhe Marko Radas që arrin t’i heqë topin “in ekstremis”. Në të 21 vjen dhe momenti që vendos ndeshjen, me Sabien Lilaj që bën gjithcka mirë në të djathtë për ti servirur Salihit një top që smund ta falë.

Zhbllokon rezultatin Salihi, goli i dytë në dy ndeshjet e fundit, i 8 sezonal për bomberin shkodran. Frenat e lojës edhe pas golit mbeten në duart e Skënderbeut, në të 26 Latifi shfaq klas por mëkaton në egoizëm kur vonon pasimin në qendër të zonës, ndërsa në të 30 Salihi provon goditjen e ulët me kokë që shkon jashtë. I vakët reagimi i Lacit me Vucajn që tenton nga distanca në të 42 dhe Sinella e nis pjesën e dytë duke futur Kanaparin në vend të Sergios por gjithsesi skenari nuk ndryshon me Skënderbeun që kontrollon lojën. Latifi orovon me një goditje që nuk gjen katërkëndëshin në të 60 dhe menjëherë më pas Daja fut në lojë Predeskun në vend të Orelesit, rumuni e ka një shans shumë shoejt kur Latifi shpik për të një pasim ideal por nuk arrin të maksimalizojë situatën e krijuar. Laci shpreson te kundërsulmi dhe për Mensah krijhohet rasti i tillë në të 64 por shpërthimi i ganezit përfundon me faullin në dëm të Jashanicës. Në të 66 provon dhe Osmani me provon nga distanca Tefik Osmani me Selmanin që devijon topin. Skënderbeu mbetet në kërkim të dyfuishimit me Vangjelin që gjen Latifin në qendër të zonës në të 78 por goditja e prishtinaliut pritet nga Selmani. Një rast ideal e ka në minutën e 81 edhe Salihi që shpërdoron në mënyrë të pabesueshme, I lexueshëm zhgënjimi në fytyrën e shkodranit, Skënderbeu ndalet te shtylla në goditjen e jashanicës, e megjithatë rrezikon jo pak në fund me Lacin që në kundërsulm mund të kishte ndryshuar rezultatin.

Gjithsesi përfundon 1-0 për Skënderbeun dhe është një fitore e merituar, me skuadrën korcare që u shfaq me një lojë në rritje, prova e radhës sërish me Lacin, të mërkurën këtë herë në për baljen që vlen gjysmëfinalet e kupës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU