Skënderbeu – Laçi, hyrja falas

Skënderbeu – Laçi, hyrja falas

525
SHPËRNDAJE

Kampionët e kanë nisur si duhet kampionatin. Gjashtë pikë të plota në dy takimet e para, kërkojnë vazhdimësinë.

Sfida e rradhës, e treta për sezonin futbollistik 2016 – 2017 do të luhet në datën 17 Shtator në orën 17:00 përballë ekipit të Laçit! Përpos tribunës kryesore Gold A – Gold B dhe VIP, që do të jetë me pagesë, 1000 Lekë të reja, hyrja në çdo sektor tjetër të stadiumi do të jetë e lirë.

Të gjithë ata që kanë blerë një biletë për sfidën ndaj Laçit, mund të rimbursojnë paratë në pikat e shitjes ose mund ta ruajnë atë të vlefshme për takimin e rradhës në shtëpi që do të luhet pas një jave ndaj Luftëtarit.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU