Skënderbeu ‘likujdon’ Korabin, me pikë të plota pas javës së dytë

Skënderbeu ‘likujdon’ Korabin, me pikë të plota pas javës së dytë

315
SHPËRNDAJE

Skënderbeu nuk di të ndalet në këtë fillim sezoni. Kampionët në fuqi të Superiores mposhtëm 0-2 në Selman Stërmasi Korabin debutues, që mbetet ende në kërkim të pikëve të para në elitën e futbollit shqiptar. Bajram Jashanica dhe Hamdi Salihi ishin autorët e golave për formacionin e Agostinelit, që falë eksperiencës së cinizmit mori një fitore të pastër ndaj një kundershtari në kolaudim e sipër.

Pa u mbushur katër minuta lojë Sebino Plaku, që ish – Skënderbeut i merr avantazhit Janashicës në sprint, por në momentin e fundit i ndërhyn Shehu duke shmangur rrezikun. Skënderbeu shfaqet cinik në minutën e 13-të në momentin e ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Jashanica peshkohet me zgjuarsi nda Radas, me mbrojtësin që e dërgon topin në trekëndësh, pa i dhënë asnjë mundësi reagimi Vujadinovicit.

Loja karakterizohet nga dyluftime të ashpra nëmesfushë, e për rrjedhojë Orelesi detyrohet të largohet nga fusha i dëmtuar, për t’ia lënë vendin Mustafës.Shehi sërish protagonist në minutën e 38-të pas goditjes me kokë të Kajës, edhe pse për anësorin kishte pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nis me një tjetër tentativë të Korabit me Veliajn që kërkon portën nga një distacë e largët, por Shehi edhe në këtë rast nuk befasohet.Rast ideal për Fukuin në të 58-ën, por japonezi nuk koordonohet si duhet dhe humbet mundësinë për të shënuar.

Mërgjyshi kërkon të ndryshojë dicka në lojën sulmuese duke hedhur në fushë Adelajan dhe Nexhipin, por lojtari që spikat me veprimet e tij është Jubani. Në të 63-ën shkodrani pasi i reziston ndërhyrjes së rëndë të kundërshtarit arrin ta vijojë aksionin dhe asiston Plakun, por goditja e 31 – vjecarit është e lehtë për t’u kontrolluar nga Shehi.

Kundërpërgjigjet Lilaj me një gjuajtje rrafsh me tokën në të 70-ën, me topin që përfundon ngjitur me shtyllën.Rast flagrant i humbur nga Fukui në të 73-ën. Vetëm pak metra larg Vujadinovic godet jashtë.

Thuasje inekzisten në fushë për 75 minuta del në skenë Hamdi Salihi që shënon një golk të thjeshtë me kokë në shtyllën e dytë pas krosimit të Gledi Micit.Ky gol, i treti për 32-vjecarin në dy ndeshjet e para, e rëndoi më shumë psikogjikisht Korabin, që mund të ndëshkohej sërish nga shkodrani të në 80.

E pabesueshme ajo që humbet Adelaja në të 87-ën, edhe në këtë rast Shehi me eksperiencën e tij i mohon golin skudrës dibrane.Nigeriani arrin të shënojë në minutat shtesë, por për anësorin pozicioni i tij ishte i parregullt.

Përfundimisht 0-2 në “Selman Stërmasi” me Skënderbeun që shkëlqeu aq sa i duhej për të fituar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU