SHPËRNDAJE

Skënderbeu do të zhvillojë një ndeshje miqësore jashtë kufinjve të Shqipërisë. Ditën e shtunë, në orën lokale të Shqipërisë 17:00 do të luhet takimi Anagennisi Karditsa F.C. – K.F Skënderbeu Korçë.

Sfida do të luhet në stadiumin e qytetit Karditsis në tokën Greke dhe nga informacionet paraprake që drejtuesit e klubit vendas kanë dhënë, pritet një numër shumë i madh tifozësh vendas të cilët do të ndjekin kampionët e Shqipërisë. Trajneri Agostinelli do të ketë një mundësi më tepër për të parë gjëndjen e skuadrës e cila po stërvitet në kushte ideale dhe po merr ngarkesën e duhur në prag të Superkupës së Shqipërisë që do të luhet përballë Kukësit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU