Skënderbeu mposht Qarabak, Radas realizon një “perlë”

Skënderbeu mposht Qarabak, Radas realizon një “perlë”

4191
SHPËRNDAJE

Skënderbeu vazhdon përgatitjet për Chamions League në Austri në kushte fantastike, ndërkohe që sot ka zhvilluar miqësoren e dytë në tokën Austriake. Ekipi kundërshtar ishte skuadra kampione e Azerbajxhanit, Qarabak.

Takimi është dominuan dhe fituar nga djemtë e Agostinelit të cilët kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë. Kroati Marko Radas shndërroi në supergol një goditje dënimi në hyrje të zonës në minutat e fundit të fraksionit të parë të lojës, gol i cili i dha fitoren Skënderbeut.

Edhe në fraksionin e dytë të lojës, pavarësisht se trajneri Agostineli i dha mundësi të gjithë futbollistëve që kishte në dispozicion skuadra tregoi karakter dhe nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren ndaj azerëve.

Sigurisht kjo ishte një provë reale për “ujqërit” të cilët po arrijnë shume shpejt formën e duhur fizike në prag të ndeshjeve të Champions League dhe trajneri Agostinelli ka krijuar kështu një ide më të qartë për kontigjentin që ka në dispozicion!

Formacioni fillimit: Shehi, Abazi, Radas, Lulaj, Osmani, Gavazaj, Lilaj, Orelesi, Latifi, Fukui, Salihi

Trajner: Andrea Agostineli

U aktivizuan: James, Llapanji, Nafiu, Jashanica, Llapanji, Malaj, Mustafa, Plaku, Nimaga, Idrizaj, Zeka, Ivani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU