Skëndërbeu mund lehtësisht Korabin

Skëndërbeu mund lehtësisht Korabin

45
SHPËRNDAJE

Korabi si vitamina perfekte për Skënderbeun, aq më tepër pa ish trajnerin Haxhiu, skuadra dibrane që në Korcë u drejtua nga Ermal Nexhipi nuk mund të bënte më tepër se “sparing partner”, vërtet një partner stërvitje për skuadrën e Dajës që hidhte titullar Predeskun.

Në stadiumin pa tifozë Skënderbeu zhvilloi një seancë përgatitore  në transmetim live ku fiton 3-0 dhe arkëton edhe 3 pikët me të cilat kap momentalisht Partizanin në vendin e dytë, në pritje të përballjes së të kuqve këtë të dielë me Vllazninë. Një ndeshje me një drejtim të vetëm në kuptimin e plotë  të fjalës. Në Korcë i pari që shënon për Pashkë është Bajrami, natyrisht Jashanica që  zhbllokon shifrat në minutën e 10-të pas një krosimi të Gavazajt.

Goli i tretë sezonal për mbrojtësin nga Prishtina, dy ja ka shënuar Korabit, në fazën e parë dhe këtë të fundit. As që bëhet fjalë për ndonjë reagim nga Korabi, me Skënderbeun që vijon të kolaudojë forcat në kërkim të zhbllokimit të sulmuesve me Salihin që gjithsesi nuk arrin të gjejë golin në pjesën e parë, ndërsa Liridon Latifit i duhet të rregullojë disi shënnjestrën. Përfundon 1-0 pjesa e parë dhe në fillimin e të dytës është vetëm traversa e Prencit që ndal Radas në tentativën e kroatit për një gol nga të tijtë. Në të 62 zhbllokohet më në fund edhe Salihi që i duhet të ndajë meritat me Liridon Latifin për asistin që e nxjerr para një goditjeje të lehtë.

Nuk shëntonte që prej një muaji, nga ndeshja me Tiranën bomberi shkodran që shkon në kuotën e 11 finalizimeve, vetëm një më pak se Ekuban. Dy minuta më pas vë emrin në listën e golashënuesve dhe Bakary Nimaga që mposht Prencin me një goditje e bukur me të majtën nga distanca.

3-0 dhe pjesa tjetër është akademi e pastër nga Skënderbeu që vijon stërvitjen për ndeshjen e radhës me Lacin, natyrisht që është më shumë se e trishtë ta shikosh në këtë gjendje Korabin, pa pagesa, pa motivim, edhe pa trajner, tanimë është kthyer në një arkë pikësh, këmbanë alarmi për Superioren!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU