Skënderbeu nis fazën përgatitore në Austri

Skënderbeu nis fazën përgatitore në Austri

659
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka nisur fazën përgatitore në Tirol të Austrisë. Kampionët e Shqipërisë që do të sfidojnë Ferencvaroshin në Champions League, kanë udhëtuar drejt resortit malor në zonën alpine të Austrisë ku do të përgatiten për ndeshjet europiane por edhe për sezonin e ri në Kategorinë Superiore.

Ekipi nisi punën nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe ndihmësit të tij Gentjan Liçi. Me skuadrën bardhekuqe është bashkuar edhe mesfushori 21-vjeçar i skuadrës shpresa, Enis Gavazaj. Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Shqipërisë dhe është një nga emrat më të bujshëm të afruar te Skënderbeu gjatë merkatos së verës.

21-vjeçari i lindur në Prizren është rritur në radhët e Gent të Belgjikës, ndërsa në 2015-ën u tranferua te Roeselare. Sipas klubit, klima malore e lokalitetit në perëndim të Austrisë të rrethuar nga malet dhe krijimi i kushteve cilësorre të stërvitjes së ekipit bëhen në kuadër të angazhimit në turin e dytë eliminator të Champions League.

Drejtuesit konfirmuan zhvillimin e katër miqësoreve cilësore gjatë qëndrimit në Austri. Më 27 ose 28 Qershor, korçarët do të luajnë ndeshjen e parë kundër Rapidit të Vjenës. Më 30 Qershor është planifikuar sfida testuese me Lask Linz, ndërsa më 2 Korrik Skënderbeu do të ketë përballë kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag-un e Ansi Agollit. Miqësorja e fundit në axhendë është ajo e 5 Korrikut kundër rumunëve të Universitatea Craiova.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU