Skënderbeu nuk i ndahet titullit

Skënderbeu nuk i ndahet titullit

61
SHPËRNDAJE

Skënderbeu nuk dorëzohet në garën për titullin. Korcarët fituan për herë të parë në Vlorë, që pas marrjes së titullit kampion një vit më parë në maj, me Liridon Latifin sërish protagonist, me një gol në fillimin e pjesës së dytë ashtu si një vit më parë, si për të treguar se Kampionët nuk e dorëzojnë aq lehtë trofeun. Këtë herë përballë ishte një Flamurtar në nevojë për pikë, shumë luftarak por dhe jo i qetë përpara portës, qetësi që e kishte Skënderbeu për të marrë 3 pikët në ndryshim nga vlonjatët, që tashmë e shohin veten vërtetë me një këmbë një kategori më poshtë.

Skënderbeu që në 35 minutat e para u kufizua kryesisht në qarkullimin e topit, përpara se të kishte mundësinë për të vajtur në pushim në epërsi, por Muzaka në të 36-tën gaboi një gol të sigurtë, ndërsa në të 39-tën rrezikoi dhe Gavazaj por goditja e këtij të fundit ishte mbi traversë. Atë që nuk bënë në pjesën e parë, korcarët e bënë në fillimin e së dytës, kur Latifi nga një pozicion diagonal goditi bukur duke dërguar topin në rrjetë.

Gjithsesi Flamurtari nuk u dorëzua por mugesa e qetësisë i penalizoi sërish përpara portës, si në këtë aksion të gjatë të Fazliut apo në të 67-tën me Alveshin. Ndërsa në të 87-tën Shehi bëri dhe një superpritje. Nuk munguan ndërkohë as episodet jo të këndshme në tribuna, me lojën që u ndërpre pak caste në të 64-trën për shkak të tymueseve ndërsa në të 74-trën nga shashkat e hedhura drejt fushës për pak sa nuk e pësoi dhe Radas.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU