Skënderbeu nuk ndalet, 3-0 me Vllazninë

Skënderbeu nuk ndalet, 3-0 me Vllazninë

364
SHPËRNDAJE

Skënderbeu flet vetëm me gjuhën e fitores në Superiore. Korcarët morën suksesin e pestë radhazi në kampionat duke mundur 3-0 në shtëpi Vllazninë, që pas katër ndeshjesh u detyrua më në fund të nxjerrë topin nga rrjeta, pas një 90 minutëshi që pati pak histori pasojë dhe e zgjuarsisë së Kampionëve për ta zgjidhur shpejt ndeshjen.

Një fitore që vlen shumë në garën për titull për skuadrën korcare, që ka filluar të krijojë diferencat e para me ndjekësit ndërsa tregon deri diku dhe kufinjtë e shkodranëve, pas një sërë ndeshjesh të mira. Skënderbeu kërkonte të përfitonte maksimalisht nga frenimi I Partizanit dhe pavarësisht se kishte përballë formacionin me mbrojtjen më të mirë të Superiores, korcarëve I mjaftuan vetëm 8 minuta lojë për të kaluar në epërsi me Adeniyi-n, që shfrytëzoi mjaft mirë një top të devijuar nga Osmani pas ekzekutimit nga goditja e këndit.

Goli i epërsisë I dha sigurinë e duhur korcarëve, dhe Latifi që mori grumbullimin e parë nga De Biasi në kombëtare kërkoi të festonte me një gol por Agovic reagoi mirë në të 14-tën. Loja ishte tërësisht në kontroll të kampionëve që në të 37-tën gjetën sërish hapësirën e duhur për të shënuar dhe golin e 2-0, me Latifin që dha një assist të bukur për Salihin që thjesht shtyu topin për në rrjetë.

Shkodrani nuk festoi për golin ndaj ish-skuadrës së tij, megjithatë korcarët kishin jo pak për të festuar pas 45 minutave të para. Në pjesën e dytë, Skënderbeu filloi të menaxhonte lojën duke dhënë megjithatë herë pas here shkëndija me Latifin, I cili në minutën e 66-të arriti të depërtojë në mes të mbrojtjes por pa gjetur dot golin e 3-të. Gjithsesi atë e gjeti sërish Salihi, që realizoi të dytin personal të mbrëmjes dhe të pestin për të në këtë sezon të Superiores.

Shifrat nuk ndryshuan më deri në fund me korcarët që regjistruan fitoren më të thellë të këtij fillim kampionati duke patur pikë të plota pas pesë javësh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU