Skënderbeu, prezantohen Idrizaj e Malaj

Skënderbeu, prezantohen Idrizaj e Malaj

1114
SHPËRNDAJE

Skënderbeu vazhdon goditjet cilësore në merkato. Pas emërimit të trajnerit Andrea Agostinelli në krye të stolit dhe përforcimeve me japonezin Fukui dhe ish-mesfushorin e Trepça ’89, Mustafa, kampionët e Shqipërisë prezantuan dy blerje të reja.

Bëhet fjalë për Hektor Idrizajn dhe Argjend Malajn. Korçarët kishin arritur prej kohësh akordin me Idrizaj-n dhe zyrtarizimi ishte thjesht një formalitet.

Mbrojtësi 27-vjeçar, që në fund të sezonit të kaluar u largua nga Flamurtari, firmosi kontratë 3-vjeçare dhe më pas pozoi me menaxherin e klubit të Skënderbeut, Gerhard Takaj.

Gjashtë herë kampionët radhazi prezantuan edhe mesfushorin Argjend Malaj. 21-vjeçari cilësohet një lojtar mjaft premtues dhe Skënderbeu do të jetë klubi i dytë në futbollin shqiptar, pas sezonit të kaluar te Tirana. Futbollisti i lindur në Vushtrri firmosi kontratë 3-vjeçare në radhët e bardhekuqve.

Me merkaton cilësore që po zhvillon, Skënderbeu ka nisur të plotësojë ekipin pas largimit të disa titullarëve, duke nisur nga kapiteni Shkëmbi, te mbrojtësit Vangjeli e Arapi e mesfushorët Progni.

Në radhët e korçarëve presin edhe rikthimet e Eskerdinja-s, Orelesi dhe Xhejms, ndërsa drejtuesit e klubit kanë pohuar se goditja më e madhe e merkatos së verës, do të jetë rinovimi i kontratës me goleadorin e skuadrës, Hamdi Salihi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU