Skënderbeu, start nën shenjën e Salihit

Skënderbeu, start nën shenjën e Salihit

492
SHPËRNDAJE

KF Skenderbeu-Flamurtari 2-1

Shenues: 25′, 83′ (p) Salihi / 42′ Shkodra

Skënderbeu: Shehi, Mici, Osmani (8′ Jashanica), Radas, Vangjeli, Latifi (77′ Gavazaj), Lilaj, Orelesi, Fukui, Serxhinjo (72′ Xhejms), Salihi. Trajner:  A. Agostineli

Flamurtari: Halili, Lukiç, Berisha, Veliu, Rniç, Telushi, Radoviç (64′ Galiç), Zeqiri, Shkodra (90′ Hoxha), Dushku (46′ Shehaj), Bushiç. Trajner: G. Magani

Skënderbeu e ka nisur mbarë edicionin e 78-të të Kampionatit Shqiptar. Një ndeshje me raste të shumta nga të dyja ekipet, ku dominoi ekipi korçar, por edhe skuadra vlonjate e Maganit nuk u dorëzua lehtë.

Fillimisht, në minutën e 9-të, mbrojtësi Tefik Osmani dëmtohet rëndë në kokë dhe duhet ndërhyrja e ambulancës për ta transportuar drejt spitalit të Korçës. Në minutën e 16-të, mesfushori Rigers Dushku ndërhyn ndaj mbrojtësit Gledi Mici dhe për kryesorin Laver Alla ka penallti.

14248129_10205061518937875_1937494707_oNga pika e bardhë është sulmuesi Hamdi Salihi, por shkodrani e dërgon topin në duart e portierit Argent Halili. Por, pas 9 minutash, sulmuesi shkodran korrigjon gabimin dhe në minutën e 16-të shënon.Kësaj radhe, pas një goditjeje me kokë, topi shkon në shtyllë dhe më pas në rrjetë. Por, në fundin e pjesës së parë, Donjet Shkodra çon në baraspeshë gjithçka.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-1, ndërsa pjesa e dytë nis me një zëvëndësim. Trajneri Magani aktivizon në lojë sulmuesin Ardit Shehaj, ndërsa ul në stol mesfushorin Dushku.

Ndeshja ka raste të njëpasnjëshme, por deri në minutën e 83-të, kur mbrojtësi Franc Veliu shkakton penallti. Nga 11-metrat është përsëri Hamdi Salihi, që kësaj radhe nuk gabon.

Ndeshja mbyllet këtu, ndërsa vlonjatët dalin “duarbosh” nga Korça. Ndeshjen e ardhshme, Skënderbeu udhëton drejt Tiranës për të luajtur me Korabin, një ndeshje e lehtë në letër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU