Spektakël kampionësh, Skënderbeu “masakron” Laçin

Spektakël kampionësh, Skënderbeu “masakron” Laçin

114
SHPËRNDAJE

Super Skënderbe! Kampionët janë rikthyer të frikshëm dhe sot kanë fituar 5-1 në Laç, një rezultat që nuk ka nevojë për koment.

Nëse mendoni për ndonjë aleancë, gaboheni rëndë, sepse Skënderbeu luante një betejë kundër Laçit, që tashmë rrezikon gjithnjë e më shumë zbritjen nga Superiorja.

E zgjidhi Liridon Latifi, superstari i Skënderbeut këtë sezon, sepse talenti i kombëtares sonë shënoi 3 gola dhe fundosi i vetëm Laçin.

Nervozizëm në fushë e jashtë saj, por kampionët nuk u trembën dhe e mbyllën që në minutën e 51-të, kur kryesonin 4-0.

Në fund, lavdi edhe për Hamdi Salihin, i cili mbylli ndeshjen 5 minuta para fishkëllimës finale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU