Super Skënderbe, barazim 1-1 ndaj Kairat

Super Skënderbe, barazim 1-1 ndaj Kairat

1321
SHPËRNDAJE

Kairat – Skenderbeu – 1:1

Golat : Gohou 9′ – Nimaga 72′

Skënderbeu hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit të 3-të të Europa League pasi barazoi 1-1 në transfertë ndeshjen e parë me Kairat Almaty.

Një barazim që I rri ngushtë korcarëve madje që zhvlluan një lojë shumë të mirë duke dominuar kundërshtarët, të cilët patën meritën se gjetën shumë shpejt rrjetën në të vetmin aksion të tyre në pjesën e parë, kur Guhu në të nëntën goditi mirë në hyrje të zonës duke mposhtur Shehin.

Gjithsesi nga ky moment në fushë ishte vetëm Skënderbeu që rrezikoi fillimisht me Latifin në të 15-tën, ndërsa 4 minuta më pas rrezikoi nëpërmjet një goditje dënimi. Taku gjithashtu pati një mundësi të mirë në të 22-tën por goditja e tij përfundoi ngjitur me portën.

Në pjesën e dytë sërish Skënderbeu u tregua më këmbëngulës dhe mundi të shënojë golin e barazimit në të 72-tën, pas një këmbngulje në krah të Vangjelit që coin ë goditje Nimagën, I cili I ndihmuar dhe nga devijimi I Ahmetovit mundi të barazojë rezultatin.

Për të mberojtur rezultatin Skënderbeu pati nevojë dhe për një superpritje të Shehit në të 78-tën. Gjithsesi barazimi ishte mëse I merituar për ekipin e Dajës, që në ndeshjen e kthimit mund të mjaftohet dhe me një barazim pa gola për të vazhduar rrugëtimin europian.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU