Takaj: Çështja e Skënderbeut, e mbyllur

Takaj: Çështja e Skënderbeut, e mbyllur

408
SHPËRNDAJE

Skënderbeu nuk rrezikon më asnjë dënim. Ky është besimi i presidentit Ardjan Takaj, pas titullit të bujshëm të përdorur nga britanikja “Daily Mail”, se kampionët e Shqipërisë mund të përballen me të tjera ndëshkime, pas akuzave për trukime. Për “Supersport” numri 1 i klubit korçar thekson se deklaratat e shefit të njësisë Disiplinore dhe të Integritetit të UEFA-s, Emilio Garcia të dhëna në Konventën Ndërkombëtare të Sportit në Gjenevë të Zvicrës, ishin vetëm një shembull për “Betting fraud detection system”, sistemin që monitoron ndeshjet në futboll.

Ardjan Takaj: Në Gjeneve është bërë një seminar, ku është përmendur edhe emri i Skënderbeut, që është dhënë si shembull për masat që janë marrë ndaj një klubi futbolli në çështjen e trukimeve. Ky është informacioni që kam unë për këtë çështje. Por, buja dhe zhurma shuë e madhe në media, normalisht flitet për ekipin kampion dhe ndjeshmëria është shumë e madhe, por është edhe pak e qëllimshme. Nuk duhet të gëzojmë që dënohet një ekip shqiptar, sepse ne jemi promovuesit e sistemit BFDS. Është rasti i parë në të gjithë botën që një klub dënohet nëpërmjet kompjuterave. Skënderbeu dhe në këto seminare merret si shembull, si masë edhe për dënimet e klubeve të tjera europiane.

Takaj nuk ndihet i kërcënuar nga situata e krijuar, duke theksuar se dënimi i dhënë për Skënderbeun ishte i formës së prerë.

Ardjan Takaj: Unë e di që institucioni i UEFA-s funskionon normalisht dhe jo sipas vullneti të personave. Di që është marrë një masë ndaj Skënderbeut, të cilën e dërguam edhe në CAS. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e mori vendimin, i cili është i formës së prerë dhe nuk e di që të ketë praktika të cilat i rikthehen një çështje për herë të dytë.

Presidenti i 6 herë kampionëve radhazi të Shqipërisë theksoi se megjithë bujën që krijoi deklarata në Gjenevë, çështja mund të quhet e mbyllur.

Ardjan Takaj: Nuk kemi asnjë lloj informacioni për këtë çështje, të cilën e quajmë të mbyllur, prej muajit Korrik kur u dha edhe vendimi nga CAS. Kjo është një çështje e mbyllur, dënimin e kemi përfunduar. Pastaj është problem i UEFA-s, sepse nuk e di në çfarë forme e kanë thënë apo si është prekur çështja e Skënderbeut në atë seminar. Sepse UEFA nuk u mblodh për Skënderbeun dhe është një vendim i saj për këtë çështje. Aty është dhënë një rast, Skënderbeu, siç janë dhënë edhe të tjerë. Por, me sa duket përbën lajm kjo pjesa e Skënderbeut. Disa gëzojnë që Skënderbeu të dënohet, por besoj që kjo çështje është e mbyllur përfundimisht.

Për të sqaruar pozicionin e klubit që drejton, Takaj tha se Skënderbeu do të kontaktojë në rrugë zyrtare me UEFA-n për të marrë edhe një përgjigje institucionale si qëndron e vërteta.

A do të kontaktohet me UEFA-n për ta sqaruar pozicionin e klubit?

Ardjan Takaj: Do ti dërgojmë një shkresë UEFA-s, që ti marrim një përgjigje zyrtare sesi është e vërteta e situatës tonë. Ne e dimë çështje të mbyllur dhe për këtë duam edhe zyrtarisht të marrim një përgjigje nga UEFA sesi qëndron çështja në të vërtetë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU