Takaj, optimist për kualifikimin me Ferencvaroshin

Takaj, optimist për kualifikimin me Ferencvaroshin

349
SHPËRNDAJE

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, e ka cilësuar si të kalueshëm kundërshtarin e parë të skuadrës korçare në Ligën e Kampioneve, ekipin hungarez të Ferencvarosh.

Në një prononcim për faqen e klubit, Takaj tregoi edhe se si do të punohej në ditët në vijim për të përforcuar kontingjentin e skuadrës.

“Ferencvarosh është rivali më i fortë që mund të kishim përballë por unë nuk e shoh si një ekip të pakalueshëm. Kemi nisur përgatitjet dhe sigurisht objektivi ynë është të kalojmë më tej”, u shpreh presidenti Takaj.

Kreu i klubit foli dhe për merkaton duke premtuar që ekipi do të ‘kolaudohet’ shumë shpejt.

“Ekipi ka nisur përgatitjet intensive dhe do të jemi gati për datën 12 korrik. Gjithashtu jemi duke mbyllur dhe marrëveshjen e fundit të merkatos. Prezantimet do të nisin shpejt dhe afrimet do të jenë mjaft cilësore për të përballuar dhe nivelin që kërkon ky kompeticion”, përfundoi fjalën e tij presidenti Ardjan Takaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU