Të tregojmë qytetarinë tonë, le të rikthehemi në identitet

Të tregojmë qytetarinë tonë, le të rikthehemi në identitet

284
SHPËRNDAJE

Marrë shkas nga reagimi i fortë qytetar si pasojë e ofendimeve në stadium në dy ndeshjet e para si dhe nga dënimet e shumta monetare nga Komisioni i Disiplinës ndaj klubit tonë ju kërkojmë grupimit të tifozëve të eliminohet fjalori banal në stadium. Besojmë te dëshira e gjithësecilit prej nesh për krijimin e një ambjenti futbolldashës dhe qytetar.

Pjesa banale e një 90-minutëshi nuk i përket identitetit dhe kulturës tradicionale të qytetit tonë ndaj bëjmë thirrje që prej ndeshjes së radhës ndaj Luftëtarit të eliminohen korret ofenduese. Një pjesë e vogël tifozësh nuk mund të bëhet shkaktar për largimin nga stadiumi të mijëra tifozëve të tjerë që nuk e gjejnë veten mes korreve masive ofenduese ndaj kujdo qoftë. Të tregojmë qytetarinë tonë, le të rikthehemi në identitet.

#JemiSkënderbeu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU