Trajneri Agostinelli: “I kënaqur me djemtë, dominuam”

Trajneri Agostinelli: “I kënaqur me djemtë, dominuam”

1529
SHPËRNDAJE

Ndeshje e dominuar, e rrjedhshme nga krahët por mungoi goli…

– Po është e vërtetë na mungojnë golat. Ndeshjen e dominuam totalisht, 14 korrnera me zero, por e rëndësishme është fitorja dhe jemi në vendin e parë. Jam i kënaqur me djemtë. Më interesojnë shumë pak skuadrat e tjera. Jam i kënaqur pasi ekipi është rritur fizikisht dhe jam i kënaqur me skuadrën time. Problemi e kemi parë pasi kroset kanë munguar. Do ishte mirë të krosonim më shumë dhe ti jepnim mundësi sulmuesve të shënonim.

I ankthi vjen nga presioni i krijuar, apo sepse skuadrës i mungon ndonjë element në fazën sulmuese?

– Dua të them që e vërteta absolute është se nuk e dimë nga vjen ky ankth, por është normale që kur mungon goli bëhet e vështirë. Në pjesën e parë nga mungoi shumë dhe ky fitorja ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte sot.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU