SHPËRNDAJE

Në një prononcim pas ndeshjes për webin zyrtar të klubit, trajneri u shfaq mjaft i kënaqur me faktin që ekipi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në fazën sulmuese.

“Më kënaqi loja e ekipit sot por ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Ashtu si në ndeshjen e parë ekipi tregoi dëshirë dhe entuziazëm por sot ekipi tregoi përmirësim duke administruar mjaft mirë lojën dhe duke treguar ekuilibër mes reparteve sidomos në sulm ku arritëm të finalizojmë 3 herë dhe krijuam disa raste të tjera shënimi. Më gëzoi fakti që Salihi u paraqit mirë dhe shënoi në këtë takim. Jam mjaft i kënaqur nga të gjithë, nuk dua të bëj diferencime. Në lidhje me lojtarët e ardhur në provë kam krijuar një opinion pozitiv në veçanti për mesfushorin Rumun, Cornel Predescu”, u shpreh trajneri Daja

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU