“Trajneri Daja i kënaqur: Fitore e merituar”

“Trajneri Daja i kënaqur: Fitore e merituar”

591
SHPËRNDAJE

Pas fitores ndaj Flamurtarit në transfertë, Ilir Daja u shpreh i kënaqur për lojën e ekipit të tij. Trajnri i Skënderbeut pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” ne supersport deklaroi:

“E dinim vështirësinë e ndeshjes për shkak pozitave që ka kundërshtari. Kishim ardhur për fitore. Deri kur shënuam ishim superiore, ndërsa më pas ndoshta nuk kishim një administrim të mirë. Në minutat e fundit u treguam edhe pragmatistë”.

RIVALET – “Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë, t’i marrim ndeshjet me radhë dhe më pas do shohim ku gabojnë rivalët. Nëse nuk marrim rezultate pozitive vetë, nuk hyjnë në punë gabimet e kundërshtarit”.

LATIFI – Përveç atij, skuadra ka edhe kualitet të tjera, si Shehi në portë, edhe Salihi në sulm. Kur ai ëshët mirë, kemi një manovër të mirë në sulm. Sot kanë bërë mirë të gjithë. Salihi edhe ka mbrojtur, që do të thotë se lojtarët me mentalitet fituesi, ja transmetojnë edhe pjesës tjetër të skuadrës atë mentalitet”.

NDESHJA – “Ka një ngjashmëri me Tirana-Skënderbeu. E kishim përqëndruar lojën te fitimi i mesit të fushës, që është edhe “thembra e Akilit”. Nëse nuk interpretohet mirë, mbetet në teori, por sot punuan mirë të gjithë lojtarët e mesfushës, që i dhanë manovër të mirë sulmit, si dhe kishin një formë të mirë fizike që vinte nga motivimi”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU