“Trajneri Daja: Jemi maksimalisht të motivuar, në Shkodër për 3-pikë”

“Trajneri Daja: Jemi maksimalisht të motivuar, në Shkodër për 3-pikë”

232
SHPËRNDAJE

Ashtu si zakonisht, trajneri Daja ka dalë një ditë para ndeshjes me Vllazninë në konferencë për shtyp ku është përgjigjur interesit të gazetarëve ne lidhje me përgatitjet. Tekniku bardhekuq ka folur mbi mungesat, ekipin kundershtar, ecurinë e ekipit si dhe formacionin që mund të hedhë nesër nga minuta e parë.

MUNGESA – Perveç Jashanicës që është me 3 kartona, ndaj Vllaznisë mungon Fukui i cili ka pësuar një dëmtim gjatë seancës stërvitore dhe Predescu i cili është larguar sot për shkak se një antar i familjes është ndarë nga jeta. Gjej rastin ti shpreh ngushëllimet lojtarit. Mund të them që do kem të gatshëm Osmanin dhe Salihin të cilët kanë kaluar një virozë gripale.

VLLAZNIA – Besoj se nuk duhet ta gjykojmë kundërshtarin nga diferenca e pikëvë në tabelë. Duhet të jemi maksimalisht të motivuar pasi Shkodra duke anashkaluar pozicionin në Tabelë ka zhvilluar performanca të mira duke u shprehur mjaft mirë në dy fazat e lojës. Vllaznia paraqitet në dy plane, ka ndeshje që është mjaft e hapur në fazën sulmuese por ka dhe ndedhje që është e kujdesshme në mbrojtje. Ne kemi marrë masat e nevojshme për manovrat që do përdorim në të dy rastet. Kemi pasur kohën e nevojshme për të studjuar kundështarin si pikat e forta dhe ato të dobëta. Na ngelet ti realizojmë nesër për të arritur objektivin e vetëm për të cilin shkojmë, 3 pikët.

ECURIA – Ajo që më ngroh përveç faktit që ekipi ka pasur vazhdimësi është fakti që lojtarët kanë shfaqur rritje nga ndeshja në ndeshje duke performuar mirë. Gjithsesi performanca nuk ka vlerë nqs nuk do të kishim vazhdimësi.

FORMACIONI – Jashanica është një pikë e fortë e ekipit madje është paraqitur mjaft mirë në këto 4 javë të para. Është mungesë e rëndësishme për ne por kemi Osmanin që pavarësisht se ka luajtur në mesfushë këto katër ndeshje, pjesën më të madhe të ndeshjeve i ka luajtur në qëndër të mbrojtjes. Tefiku i ka të gjitha mundësitë, eksperiencën dhe kualitetin për të bërë një ndeshje të madhe. Muzaka do e nisë nga fillimi ndeshjen. Filozofia jonë është që lojtari që vesh fanellën e titullarit dhe performon mirë në bazë edhe të këshillave nga stafi duhet ta fillojë ndeshjen nga starti përveç rasteve kur kemi ndryshime të manovrës taktike.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me ndeshjen direkte të rivalëve në Kukës, trajneri Daja do të shprehej: “Ne të gjitha fuqitë Psiko-Fizike duhet ti përqëndrojmë tek ndeshja jonë sepse në momentin që nuk bëjmë mirë ndeshjen tonë nuk kemi çfarë presim nga të tjerët. Marrja e 3 pikëve do na bëjë të shikojmë ndeshjen me qetësinë më të madhe dhe sigurisht në një pozicion me komod. Rezultati më i mirë? Fitorja jonë në Shkodër”, përfundoi trajneri Daja

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU