U-19 / Skënderbeu tre gola për tre pikë

U-19 / Skënderbeu tre gola për tre pikë

737
SHPËRNDAJE

KF Skënderbeu – Lushnja 3-0

Shënues: Shaqe 24’, Koutousis 58’, Pejo 85’

Skënderbeu: Braçe, Ndoci, Potka, Menko, Myrtezaj, Liço (Lisi 66’), Mara, Kote (Ferhati 75’), Shaqe (Pëllumbi 46’), Osmanllari (Pejo 58’), Koutousis (Koçibelli 81’). Trajner: J. Kaçi

Lushnja: Gjyshja, Korroveshi, Domi (Ali 86’), Basha (Hila 76’), Zdrava, Çela (Haxhiu 52’), I. Sulko (F. Sulko 70’), Çemeri, Bregu, Ademi, Fejzaj. Trajner: E. Çukani

Gjyqtarë: A. Mema, E. Demiraj (Pogradec), B. Hamzai (Korçë)

Skënderbeu nuk ka gabuar në shtëpi duke shënuar një tripletë për tre pikë, ndërkohë që nuk ka gabuar as Flamurtari kryesues dhe në këtë mënyrë kreu i superligës për grupin B sërish i takon vlonjatëve me 49 pikë dhe dy pikë më pak vijon të jetë Skënderbeu i cili është ngjitur në kuotën e 47 pikëve.

Lufta e fortë për kreun do të vazhdojë deri në fund. Gjithsesi për t’u përmendur ndeshja e djeshme e luajtur në mesditë në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” startoi 15 minuta me vonëse, pasi portieri i parë i Lushnjës, Shkurti nxorri shpatullën në nxemje dhe stafi teknik i Lushnjës u desh të aktivizonte një lojtar në portë për shkak se nuk kishte portier rezervë. Kjo ja bëri edhe më të lehtë këtë trepikësh Skënderbeut që zhvilloi një 90 minutësh pothuajse në nje nivel te kenaqshem. Gjithsesi fitorja ishte e sigurtë, për shkak edhe të lojës së dobët që zhvilloi kundërshtari. Edhe pse rastet kanë qenë të shumta në pjesën e parë është Shaqe që shënon në minutën e 24-ër golin e avantazhit.

Pas një këndoreje është Menko që godet me kokë dhe topi përplaset në tranversë e kthehet te Shaqe, që po me kokë e dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë korçarët kërrkojnë me ngulm golin e sigurisë dhe e gjejnë vetëm në minutën e 58-të. Pas një pasimi në qendër të mbrojtjes mike është Koutousis që del përballë portës dhe nuk e ka të vështirë të shënojë edhe të dytin. Pas këtij momenti Skënderbeu kujtojmë që godet edhe njëherë tranversën, ndërkohë që goli i tripletës do të vinte në minutën e 85-të nga Pejo, futbollist që erdhi nga stoli si zëvendësim.

Në përfundim një trepikësh më shumë se i lehtë për korçarët e trajnerit Jani Kaçi, fitore që i mban korçarët në vendin e dytë, me vetëm dy pikë prapa Flamurtarit kryesues.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU