U19 / Osmanllari tripletë, Ujqërit përmbysin Teutën

U19 / Osmanllari tripletë, Ujqërit përmbysin Teutën

949
SHPËRNDAJE

KF Teuta 1-3 KF Skënderbeu

Shënues: Xhumerti 34′ / Osmanllari 36′ 76′ 91′

Stadiumi ‘Niko Dovana’ Durrës, Java 25

Kartona të verdhë: Xhumerti, Ajdini, Shala / Tako, Ivani

Kartona të kuq: Balxhani 88′

Ekipi U-19 drejtuar nga trajneri Jani Kaçi ka arritur të fitojë ‘finalen’ për vëndin e dytë ndaj Teutës duke siguruar 2 javë nga fundi gjysëmfinalet e kategorisë superiore.

Ujqërit e vegjël fitojnë pastër 1-3 në ‘Niko Dovana’ të Durrsit duke përmbysur avantazhin e bregdetarëve në minutën e 34′ me anë të Xhymertit. Vetëm 2′ minuta më pas Osmanllari do të baraspeshonte gjithçka duke dërguar ekipet në barazim në dhomat e zhveshjes.

Fraksioni i dytë i lojës do të fliste plotësisht për Skënderbeu dhe talentin Anteo Osmanllari i cili do kthehej në heroin e ekipit duke shënuar edhe dy herë në pjesën e dytë, respektivisht në minutat 76′ dhe 91′ duke ndihmuar ekipin të përmbysë gjithçka dhe të sigurojë fazën play-of.

Në takim tjetër ekipi U17 drejtuar nga Ligoraq Tiko fitoi 1-2 në Elbasan me golat e Gaskova dhe Liqerit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU