Ujqërit barazojnë në çerefinalen e parë ndaj Laçit

Ujqërit barazojnë në çerefinalen e parë ndaj Laçit

284
SHPËRNDAJE

Laçi e Skënderbeu janë në ndarë në barazim 1-1 në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, me gola të Kanaparit dhe Osmanit në limitet e takimit.

Skënderbeu e nis mirë ndeshjen në Laç, duke zotëruar, por bardhezinjtë janë të rrezikshëm në daljet e tyre, madje shënojnë me Mensah një gol që anulohet nga anësori.

Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën Kanapari do shënonte pas një asisti të Nikës. Në fund të takimit është Osmani i cili me një gjuajtje me kokë realizon dhe barazon shifrat, duke bërë që korçarët të marrin një rezultat të favorshëm për kualifikimin.

E mërkurë, më 1 shkurt, ora 14:00

Laçi – Skënderbeu 1-1
Shënues: Kanapari 69’/Osmani 92’

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Lushkja, Jonuzi, Vucaj (Kanapari 60’), Çelhaka (Nika 47’), Mensah, Serxhio (Biba 84’). Trajner: Bledar Sinella

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, orelesi, Nimaga, Fukui (Reza 59’), Gavazaj (Latifi 60’), Xhejms (Predesku 70’) (Në dispozicion: Teqja, Bushi, Idrizaj, Malaj)
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Fangaj 91’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU