SHPËRNDAJE

Skenderbeu ka arritur te fitoje me rezultatin 1-3 miqesoren e dyte ne Antalya ndaj ekipit Azer, Fk Sumqayit.

Trajneri Ilir Daja e nisi takimin me formacionin: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Mici, Orelesi, Nimaga, Lilaj, Latifi, James, Salihi.

Ujqerit e nisen mjaft mire lojen duke dominuar plotesisht kundershtatin dhe duke krijuar raste te mira perpara portes kundershtare por goli i avantazhit do te vinte ne minuten e 20′ te takimit me ane te goleadorit Hamdi Salihi. Pjesa e pare e lojes do te mbyllej me avantazhin minimal te Ujqerve pavaresisht se rastet per te dyfishuar rezultatin nuk munguan.

Fraksioni i 2-te i lojes do te niste serish me Skenderbeun me kerkues, me trajnerin Daja qe ndroi pothuajse gjithë ekipin për të provuar lojtarët në pozicione të ndryshme. Në fushë u hodhen dhe 3 lojtarët e ardhur në provë, Predescu, Charles dhe Boakai.

Formacioni ne pjesen e dyte: Shehi, Idrizaj, Lulaj, Mustafa, Gavazaj, Plaku, Predescu, Boakai, Sergio, Karimi, Charles.

3 gola do te vinin ne fraksionin e dyte te lojes. Ujqerit do te dyfishonin shifrat ne te 80′ minute. Gavazaj rikuperon mjaft bukur një top në zonën tonë dhe udheheq i vetëm topin drejt zonës kundershtare. Asist për Karimin e cili dyfishon shifrat.

Vetem 2 minuta me vone, sulmuesi i ardhur se fundmi ne prove, Charles do te shenonte dhe golin e trete per Ujqerit pas nje veprimi mjaft te bukur te Idrizaj ne krahun e djathte. Sumqayit do te shenonte golin e nderit 2′ minuta nga fundi i lojes duke mbyllur takimin e dyte miqesor me shifrat 1-3 ne favor te Ujqerve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU