Ujqërit ndalen në ‘Selman Stermasi’

Ujqërit ndalen në ‘Selman Stermasi’

152
SHPËRNDAJE

Tirana-Skënderbeu rikthen spektaklin dhe golat në Kategorinë Superiore. Në një duel për tu fituar me patjetër, skuadrat u ndanë në barazim 2-2, duke dhënë gjithsesi sinjale të rëndësishme.

Edeh zhbllokoi ndeshjen prej minutës së tretë. Një skemë e studiuar nga trajneri Josa, me sulmuesin nigerian që kishte detyrën vetëm ta shtynte topin në rrjetë, pas devijimit të Hoxhallarit.

Disavantazhi i shpejt ndikoi te kampionët në fuqi, të cilëve iu nevojitën disa minuta për të rimarrë veten. Në minutën e 15-të, korçarët shfrytëzuan mungesën e eksperiencës në mbrojtjen bardheblu, ku të rinjtë Doka dhe Cake u aktivizuan si titullarë. Pikërisht Cake shkaktoi 11-metërsh pas ndërhyrjes ndaj Latifit në zonë, me kryesorin Jorgji që drejtoi dorën në pikën e bardhë pas sinjalizimit të gjyqtarit të zonës Sino.

Hamdi Salihi u vendos përballë Ilion Likës dhe nuk gaboi, duke barazuar rezultatin. Portieri bardheblu ishte fantastik në ndërhyrjen ndaj Nimagës, duke evituar një tjetër gol të sigurt, ndërsa tentativa e mëpasshme e Vangjelit ishte e lehtë për ta shqetësuar.

Me arbitrin Jorgji që ndoshta e fali Nimagën në ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë në harkun e pak sekondave, polemikat u shuan aty për aty nga goli fantastik i Hoxhallarit.

Teknikë, klas dhe potencë në ekzekutimin e mbrojtësit të majtë të bardhebluve, përballë së cilës Shehi u dorëzua. Në disavantazh, Skënderbeu e nisi pjesën e dytë të lojës enjëherë në sulm, me Ilion Likën që vijoi të ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij përballë Xhejms dhe Orelesit.

Portieri bardheblu nuk mund të bënte asgjë në të 58-ën, pasi Latifi goditi shtyllën me një të djathtë mjaft të bukur, ndërsa topi i kthyer në lojë u shfrytëzua nga Salihi, që barazoi shifrat.  Loja e hapur dhe emocionuese vijoi me të dyja skuadrat që kërkonin golin e fitores, por ndërsa Taku u frenua nga Jashanica, Ilion Lika vijoi të bënte mrekulli, duke neuutralizuar tentativën e Sebino Plakut.

Gjergji Muzaka u aktivizua nga stoli dhe fillimisht shërbeu Lilaj që shpërdoroi, ndërsa në sekondat e fundit kishte dy herë shansin të ndëshkonte ish-skuadrën e tij, por pa arritur ta dërgonte topin në rrjetë.

Sfida u mbyll në barazim 2-2 dhe ndoshta prej emocioneve që dhuruan në fushë, asnjë nga skuadrat nuk e meritonte humbjen. Skënderbeu kthehet përkohësisht në krye të renditjes, me një pikë më tepër se Kukësi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU