SHPËRNDAJE

Edhe pse lojën e bën Skëndërbeu, Partizani merr tri pikë të arta në Korçë. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit shqiptar të futbollit ajo që u zhvillua në Korçë, mes Skëndërbeut kampion në fuqi, dhe Partizanit pretendente për titullin kampion.

Dy skuadra me nivel të larte teknik, zhvilluan një ndeshje ku nuk mungoi asgjë, golat, rastet për shënim dhe loja e bukur. Skëndërbeu kaloi i pari në avantazh që në minutën e 10 me James Adenir. Goli erdhi pas një aksioni shumë të bukur të Skëndërbeut, që vendosi në pozicion të favorshëm sulmuesin Korçar, i cili nuk gaboi nga brenda zonës.

Pas golit të pësuar, Partizani e rriti ndjeshëm presionin, por pa krijuar raste shënimi në portën e Shehit. Atëherë kur loja po qetësohej dhe po vendosej në ekulibër, Skëndërbeu i jep mundësi Partizanit të kthehet në lojë. Një pasim i gabuar i lojtarëve Korcar bën që Ekuban të gjëndet vetëm për vetëm me Shehin, dhe gol.

Pjesa e parë mbyllet në barzim, por ky rezulata i rri ngushtë të dyja skuadrave, sidomos vendasve. Më fillimin e pjesës së dytë Skëndërbeu hidhet në sulm, brenda 6 minutave krijon dy raste shënimi dhe vetëm traversa e ndal. Në momentin më të mirë të korcarëve, Ekuban godet përsëri, Partizani në avantazh. Skëdërbeu krijon shumë raste, por nuk gjen dot rrjetën.

Partizani në minutën e 79 ka mundësinë më të mirë për të mbyllur ndeshjen, por të kuqtë shpërdorojnë. Minutat e fundit folën vetëm për vendasit, por rezultati nuk ndryshoj. Pas kësaj jave, Kukësi kryeson Superligën me 36 pikë, Partizani e ndjek me 35 pikë dhe Skëndërbeun renditet i treti me 32 pikë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU